Ylli i madh nesër prezantohet të Inter

22:15 | 24 January 2019

Cedric Soares pritet t’i bashkohet nesër Interit.

Interi pritet që ta kompletojë transferimin nga Southampton të mbrojtësit të djathtë portugez Cedric Soares që pritet të transferohet të premten.

Alfredo Pedulla nga Sportitalia shkruan se Interi ka arritur “marrëveshje” me Southampton për një huazim me opsion për të blerë atë në verë.

Si rezultat i kësaj, Pedulla pret që 27 vjeçari të ateroi nesër në Milan për të kryer testet mjekësore dhe të nënshkruaj kontratën me klubin e ri, transmeton express.

Cedric ka pasur 22 paraqitje me Southamptonin këtë sezon, por një lëndim në kofshë bëri që ai ta humbet vendin e tij të cilin ia ka zënë tinejxheri, Yan Valery.

Pavarësisht kësaj, ai është pjesë e skuadrës së Portugalisë e cila e fitojë Euro 2016 dhe pritet që të zëvendësojë Sime Vrsaljkon, i cili pritet të kthehet në Atletico Madrid për shkak të problemeve me lëndimet e tij.

Komento: