Ylli i madh nuk i rezistoi Milanit

13:13 | 05 Gusht 2019

Përforcimi i ri i Milanit, Ismael Bennacer është krenar që është bashkuar me një nga klubet më të lavdishme në botë dhe pranon nuk ka mundur të i thotë jo kuqezinjve.

Transferimi i shumëpritur i Bennacer në Diavolo nga Empoli u konfirmua përfundimisht dje dhe mesfushori i Algjerisë është i lumtur që e bëri këtë veprim, përcjell ORAinfo.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij klubi të lavdishëm”, tha 21-vjeçari për Milan TV.

“Unë nuk di çfarë të them, përveç që jam entuziast dhe i nderuar që jam këtu. Milani është një nga klubet më të lavdishme në botë për historinë e tyre. Kur Milani telefonon, nuk mund të thuash “jo”.

“Thjesht duhet të shkosh atje. Do t’i jap të gjitha, mezi pres që të filloj dhe do të sigurohem që jam gati 2000 përqind!”, ka thënë lojtari i ri i rossnerëve./ORAinfo/

Komento: