Ylli i madh po e zëvendëson Kessie te Milan

22:00 | 16 Maj 2022

AC Milan, po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Franck Kessie dhe ata nuk duan të kapen të papërgatitur kur ai të largohet, thuhet në një raport.

Calciomercato raporton se Kessie do të luajë ndeshjen e tij të fundit për klubin të dielën kundër Sassuolos përpara se të provojë një përvojë të re jashtë vendit me Barcelonën, dhe drejtuesit e dinë se do të nevojitet një nënshkrim cilësor për ta zëvendësuar atë, përcjell ORAinfo.

Emri më i nxehtë dhe ai që Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë punuar prej kohësh, mbetet ai i Renato Sanches, i cili shihet si profili ideal për të hyrë dhe për të mbushur boshllëkun e lënë nga dalja e yllit të Brgut të Fildishtë.

Kontaktet dhe bisedimet me Lille dhe agjentin e Sanches, Jorge Mendes janë në vazhdim dhe Milani dëshiron të ketë gjithçka në vend përpara se të hapet zyrtarisht merkato e verës, në mënyrë që të shmangë rrezikun që një konkurrent të hyjë dhe t’i mposht ato te 24-vjeçari. /ORAinfo/

Komento: