Ylli i madh po kërkon që të rikthehet te Milani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ylli i madh po kërkon që të rikthehet te Milani

22:45 | 14 Mars 2019

Spanjolli është i interesuar që të kthehet në Serie A.

Ylli i Premierligës po e kërkon me ngulm rikthimin në Serie A, saktësisht në ‘San Siro’.

Gerard Deulofeu është i vendosur që pas aventurës në Ëatford, të rikthehet tek ish skuadra e tij, Milano, shkruan ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

E përditshmja italiane shkruan se spanjolli është i interesuar që të kthehet në Serie A gjatë kësaj vere, ku kishte kaluar sezonin e vitit 2017.

Ai kishte luajtur tek Milano në formë huazimi. Deulofeu ka qenë edhe anëtar i Barcelonës, ku nuk arriti ta bëjë vendin e tij.

Milano duhet të ofrojë rreth 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit këmbëshpejtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!