Ylli i madh po largohet nga Arsenal: Dhjetë klube janë interesuar për mua

22:50 | 15 August 2020

Portieri i Arsenalit, Emiliano Martinez sw shpejti pritet tw largohet nga skuadra.

Martinez thotë se ai është i gatshëm të largohet nga klubi londinez gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi ka bërë të ditur se të paktën dhjetë klube janë interesuar për të.

27-vjeçari iu bashkua Topçinjve në vitin 2012, mirëpo që nga atëherë është dërguar si huazim në klube të tjera plot gjashtë herë dhe i ka bërë vetëm 37 paraqitje për ekipin e parë të Arsenalit.

Argjentinasi ka luajtur në 23 ndeshje për klubin londinez këtë sezon, pasi që u ftua për të luajtur për ndeshjet e Ligës së Evropës, para se të fillonte të luante edhe në Premierligë, pas lëndimit të portierit të parë, Bernd Leno.

Martinez i ka ende edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Arsenalin, mirëpo ai është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nëse trajneri Mikel Arteta nuk i garanton atij më shumë minuta lojë.

“Unë dua të qëndroj në Arsenal, por vetëm nëse më jepen më shumë minuta lojë. Kjo pasi që në nivelin personal, jam në moshën kur më duhet më shumë vetëbesim për të luajtur dhe këtë mund ta fitoj vetëm duke luajtur më shumë minuta”, ka thënë Martinez.

“Jam nën radarin e dhjetë klubeve në Evropë, por nuk mund të tregoj se cilat klubet janë ato, pasi që nuk kam ende asgjë konkrete”.

“Unë ende s’e kam të qartë situatën me Arsenalin. Kur ta kem të qartë dhe kur të kthehem, atëherë do ta marr vendimin më të mirë për karrierën time”.

Komento: