Ylli i madh po largohet nga Chelsea

15:43 | 20 Tetor 2019

Një yll i madh po largohet nga Chelsea.

Sulmuesi i Chelseat, Pedro është duke menduar për të ardhmen e tij në Angli.

Sipas mediave angleze, spanjolli kërkon largimin pasi nuk po luan në “Stamford Bridge”.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, ka luajtur vetëm një ndeshje në gjashtë ndeshjet e fundit për “Blutë”.

Kjo gjë ka bërë që 32-vjeçari të kërkojë largimin nga kampionati anglez.

Pedro u transferua të Chelsea para katër viteve nga Barcelona.

Komento: