Duket se lojtari i njohur po largohet nga skuadra e Interit.
“Nerazzurri” nuk janë të kënaqur me paraqitjet e mesfushorit danez, i cili mund të largohet gjatë verës
Christian Eriksen nuk ka lënë gjurmë sa duhet në muajt e parë të eksperiencës së tij në Inter.
Mesfushori danez ka hasur në vështirësi për t’u ambientuar në ekipin italian pas eksperiencës së suksesshme që e pati në Tottenham.
Prandaj, mediumi italian “Sport Mediaset” shkruan se Eriksen është njëri prej 11 lojtarëve me të cilët Interi planifikon të ndahet gjatë kësaj vere.
Mesfushori kreativ i ishte bashkuar klubit italian në janar, por trajneri Antonio Conte duket se nuk është i kënaqur me shërbimet e tij.