Ylli i madh po largohet nga Juventusi

17:14 | 15 Korrik 2019

Portieri i Juventusit, Mattia Perin, do të kompletojë lëvizjen prej 15 milionë eurosh në Benfica gjatë ditëve të ardhshme.

Ish-portieri i Genoa rrallë arriti të merrte kohë duke luajtur në Torino dhe do të merrte edhe më pak vëmendje pas rikthimit të Gianluigi Buffon,përcjell ORAinfo.

Ai kishte dashur të qëndronte në Itali, por njoftohet se ra dakord për një transferim prej 15 milion euro për klubin portugez Benfica./ORAinfo/

Komento: