Skuadra e Juventusit do të përballet me largimin e një lojtari.
Sami Khedira pritet të largohet nga Juventus.
Reprezentuesi gjerman po kërkohet nga një numër i madh klubesh evropiane.
Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, po tërheq interesimin e disa klubeve, me Arsenalin që shihet si destinacioni më i mundshëm i tij, raporton ‘Gianlucadimarzio’.
32 vjeçari gjithashtu është i lidhur me Fiorentinan dhe Valencian, ndërsa Ëolves janë futur në garë papritur.
Juventus janë të hapur të shesin një grup lojtarësh këtë verë, ndërsa Khedira është në mesin e tyre, me vetëm 10 paraqitje të bëra në sezonin e fundit.