Ylli i madh po largohet nga Manchester United, po transferohet tek rivali i tyre

12:31 | 12 Prill 2019

Duket se edhe një lojtar po largohet nga Manchester Unitedi.

Anderr Herrera mund të mbetet në Premierligë, por jo te skuadra e Manchester United.

Mesfushori spanjoll do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit, pas përfundimit të kontratës.

Është raportuar shumë se e ardhmja e mesfushorit do të jetë në Francë, ku po kërkohet nga PSG-ja.

Por, mediet në Angli bëjnë të ditur që se fundi në garë për Herreran është futur edhe Arsenal.

‘Gunners’ e shohin Herreran si një zëvendësues të Aaron Ramsey, i cili pas përfundimit të sezonit do t’i bashkohet Juventusit.

Komento: