Ylli i madh po largohet nga ‘San Siro’

19:23 | 22 Mars 2019

Milan është gati ta humbë një ndër yjet më të mëdha të skuadrës.

Franck Kessie mund të largohet nga ‘San Siro’ këtë verë, pas raportimeve se lojtari ka disa mos marrëveshje me shokun e skuadrës, Lucas Biglia.

Sipas ‘Tuttomercatoëeb’ Kessie nuk pranoi mirë dënimin e tij për konfrontimin me shokun e skuadrës, dhe tani po shqyrton të ardhmen e tij me skuadrën.

Ish mesfushori i Atalantas bashk me Suso dhe Patrick Cutrone mund të jenë tre lojtarët që do të largohen nga skuadra ‘kuq e zi’.

Kujtojmë se Kessie është kërkuar edhe nga Chelsea, në një shkëmbim të mundshëm me Bakayoko. /Lajmi.net/

Komento: