Ylli i madh po rikthehet tek Liverpooli?

22:43 | 15 April 2020

Duket se ylli i madh do të rikthehet në skuadrën e Liverpoolit.

Loris Karius, portieri i Liverpoolit i huazuar aktualisht në Besiktas, thotë se ende i dërgon mesazhe trajnerit Jurgen Klopp, por këmbëngul se ende është shumë herët të flasë për të ardhmen e vet në Anfield.

Pas një paraqitje të tmerrshme në humbjen e Liverpoolit 3:1 kundër Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve më 2018, gjatë të cilës ai i bëri dy gabime trashanike, Karius iu bashkua Besiktasit në një marrëveshje huazimi dyvjeçar.

Vendin e tij e zuri tanimë numri një i të kuqve, Alisson Becker, i cili u soll nga Roma.

Karius nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje garuese për Liverpoolin që prej asaj nate ankthi ndaj gjigantit spanjoll, por meqë marrëveshja e huazimit në Turqi i mbaron në fund të këtij sezoni, 26-vjeçari ende nuk e di të ardhmen e vet.

“Nuk dua të përfshihem në thashetheme. Fakti është se unë kam kontratë me Liverpoolin deri më 2022”, tha portieri gjerman për Sport Bild.

“Ende është shumë herët të flasim për verën, veçanërisht tani kur askush nuk e di çfarë do të ndodhë për shkak të koronavirusit”, shtoi Karius.

“Unë kryesisht flas me trajnerin e portierëve të Liverpoolit, John Achterberg, gati çdo javë. Por kohë pas kohe i shkruaj edhe Jurgen Kloppit. Jam në kontakt me të gjithë”, theksoi ai.

Komento: