
Lukaku duket e ka synim Interin.
Romelu Lukaku ka ndezur spekulimet për një transferim të mundshëm te Inter.
Sulmuesi belg po konsiderohet si pasues i Mauro Icardit te skuadra nga ‘San Siro’.
Derisa në media vazhdohet të raportohet rreth kësaj lëvizje, është tani vetë Lukaku që ka bërë hapin e parë në këtë drejt.
Ylli i Manchester United e ka cilësuar Antonio Conten si trajnerin më të mirë në botë, teksa italiani së fundi ka marrë drejtimin e Interit.
“Conte? Për mua më i miri në botë, është bukur ta shohësh tek Interi”, ka deklaruar Lukaku.
“Kush më njeh mirë e di se ëndërroj të luaj në Serie A, e kam vendosur të ardhmen time”.