
Theo Hernadez nuk do të largohet nga Milani, pavarësisht interesimeve të mëdha të gjigantëve evropian.
Mediat në Itali shkruajnë se Milani do të njoftojë shumë shpejt për vazhdimin e kontratës me Theon.
Kontrata e re do të jetë pesë-vjeçare, kurse aktualja i skadon në vitin 2024.

Raportohet se mbrojtësi francez dëshiron të rinovojë me Milanin dhe nuk do që të dëgjojë për ofertat e klubeve tjera.
Theo u transferua te Maliani nga Real Madridi në janar të vitit 2019 për 21.5 milionë euro.