Ylli i madh refuzoi Juventusin

17:35 | 27 Prill 2019

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka zbuluar se ai ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me Juventusin si një 18-vjeçar, përcjell ORAinfo.

“Ata e lajmëruan babanë tim për të shkuar në Torino”, tha Lenglet për El Periodico.
“Unë shkova në Torino me të, vizituam kompleksin e stërvitjes dhe shkuam në stadium për të parë një lojë kundër Empolit.

“Mendova se ishte shumë e madhe për mua, unë kam qenë vetëm 18 vjeç dhe sapo kisha luajtur vetëm 10 ndeshje me Nancy.

“Ekonomikisht, oferta ishte e mirë, por ishte një rrezik për karrierën time, nuk isha gati, nuk do të isha në gjendje të konkurroja dhe vendosa të them jo,” shtoi ai./ORAinfo/

Komento: