
Eden Hazard dhe Thibaut Courtois kanë inkurajuar Real Madrid të nënshkruajë ish-shokun e tyre të Chelsea, N’Golo Kante.
Sidoqoftë, mesfushori francez është distancuar nga këto thashetheme, përcjell ORAinfo.

“Është shpërblyese të kërkohesh nga klube të mëdha, kur trajnerët duan që ti të bëhesh pjesë e projektin e tyre ”
“Por unë jam i kënaqur me zgjedhjet e mia dhe ndihem mirë në Chelsea. Unë jam duke planifikuar për sezonin e ardhshëm në Chelsea”, ka përfunduar Kante./ORAinfo/