Ziyech preferon Tottenhamin para Milanit
Hakim Ziyech është futbollisti i radhës që do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori ofensivë nuk është në planet e trajnerit gjerman Thomas Tuchel i cili i ka bërë me dije të gjej një skuadër tjetër pasi nuk llogarit në të në sezonin e ri.
29-vjeçari ka luajtur vetëm 26 minuta këtë edicion, teksa është duke pritur për ofertën e duhur.
Sipas asaj që ka lajmëruar Daily Mail, Ziyech nuk po mendon transferimin te gjiganti italian Milan, pasi dëshira e tij është të mbetet në Ligën Premier.
Reprezentuesi maroken preferon më shumë kalimin te Tottenham Hotspur se sa te Milani, pasi i pëlqen të punoj me Antonio Conten.
Chelsea është gati ta lejoj largimin e yllit maroken për 25 milionë euro.
Gjithsesi përveç Tottenhamit në garë për Ziyech janë edhe Leeds United dhe Manchester United.