Ylli i madh rikthehet te Chelsea

21:28 | 21 Maj 2019

Cech rikthehet te Chelsea.

Petr Cech do të rikthehet te Chelsea këtë verë në rolin e drejtorit sportiv.

Portieri i famshëm çek, Petr Cech, ka vendosur të pensionohet nga futbolli, pas përfundimit të këtij sezoni.

37 vjeçari edhe pas pensionimit, nuk do të largohet nga futbolli.

‘Sky Sports’ raporton se Cech këtë verë do të emërohet drejtor sportiv te Chelsea, përcjell lajmi.

Cech ka qenë pjesë e Chelsea që nga viti 2004 deri në vitin 2015, ku ka regjistruar 333 paraqitje.

Komento: