Ylli i madh sapo zyrtarizoi largimin nga Bayer Munich

17:00 | 30 Maj 2022

Corentin Tolisso largohet nga Bayerni

FC Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht për largimin e Corentin Tolissos.

Mesfushori francez tashmë ka mbetur lojtar i lirë, pasi ka skaduar kontrata e tij me klubin gjerman.

Palët nuk kanë vazhduar bashkëpunimin dhe kështu kanë vendosur që të ndajnë rrugët.

Klubi gjerman e ka falënderuar Tolisson për kontributin e dhënë për kohën sa ishte në “Allianz Arena”.

27-vjeçari te Bayerni kaloi në vitin 2017 nga Lyoni. Ai në total regjistroi 118 paraqitje me “Bavarezët”, teksa shënoi 21 gola.

Tolisso me Bayernin fitoi pesë herë titullin e kampionit në Bundesligë, dy herë trofeun e Kupës së Gjermanisë dhe katër herë Superkupën e Gjermanisë.

Ai gjithashtu fitoi edhe Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.

Komento: