
Lucas Torreira e pranon se “nuk ka qenë e lehtë” duke iu përshtatur Arsenalit, por mohon çdo bisedë me Milanin.
“Askush nuk më ka thirrur”, ka thënë lojtari, përcjell ORAinfo
Mesfushori aktualisht po merr pjesë në Copa America me Uruguaj në Brazil dhe në një konferencë për
shtyp është pyetur në mënyrë të pashmangshme rreth raporteve të një qasjeje të Rossonerëve.
“Nuk di asgjë për interesin e Milanit. Askush nuk më ka thirrur”, tha ish-njeriu i Sampdorias.
“Unë jam në Premier Ligë sot dhe jam i lumtur që jam pjesë e Arsenalit. Është e vërtetë, nuk është përshtatur lehtë, por unë vetëm po mendoj për ekipin”.
“Jam i lumtur që jam në Londër”, ka thënë lojtari. /ORAinfo/
