Ylli i madh zbarkon te Roma, i thotë po “Giallorossëve”

12:19 | 17 Korrik 2019

Roma ka zyrtarizuar përforcimin e ri.

Mbrojtësi i Atalantas, Gianluca Mancini, ka arritur për teste mjekësore, para kalimit te Roma për 26 milionë euro.

Mbrojtësi italian është parë duke hyr në klinikën Villa Stuart sot (17 korrik), derisa po i zhvillon testet mjekësore te Giallorossët.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, ka thënë 23-vjeçari para gazetarëve.

Skuadra italiane thuhet se do t’i paguajë 26 milionë euro për transferimin e mbrojtësit italian nga rivali i tyre, ndërsa do t’i bashkohet bashkëlojtarëve në këtë pasdite.

Roma aktualisht ka transferuar, Pau Lopez, Amadou Diawara dhe Leonardo Spinazzolan, në këtë afat kalimtar, gjersa afër e ka edhe transferimin e Mancinit.

Romakët duket se në sezonin e ri do tentojnë të rikthehen në Ligën e Kampionëve, pasi në edicionin e kaluar përfunduan në vendin e gjashtë.

Komento: