Ylli i Manchester United ‘godet’ Mourinhon me deklaratën e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Manchester United ‘godet’ Mourinhon me deklaratën e fundit

21:46 | 27 Dhjetor 2018

Jesse Lingard ka bërë një deklaratë befasuese sot.

Ai ka thënë se skuadra është ende e afektuar nga rezultatet e trajnerit Jose Mourinho.

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United ka regjistruar dy fitore shumë bindëse.

Megjithatë, reprezentuesi anglez, Lingard thotë se skuadra ende është e afektuar nga rezultatet e dobëta të fillim sezonit.

“Po, sigurisht se të afekton” ka thënë ai kur është pyetur për rezultatet e dobëta, transmeton lajmi.net.

“Por, në anën tjetër, duhet të vazhdosh jetën, mendoj. E kam fjalën se nuk do të luash mirë në secilën ndeshje” ka thënë tutje ai.

Solskjaer ka regjistruar dy fitore, ku Lingard ishte realizator. Gjithashtu lojtarë si Pogba kanë ardhur në shprehje më shumë pas ndërrimit të trajnerit.

Komento: