Anthony Martial e ka akuzuar Jose Mourinhon se nuk e ka respektuar atë gjatë kohës kur ishte në Manchester United
Mourinho erdhi në drejtimin e Manchester United një vit pasi aty kishte ardhur Martial. Sulmuesi humbi vendin e startuesit nën drejtimin e trajnerit portugez, megjithatë, dhe ju desh të garojë me Zlatan Ibrahimovic për numrin 9 dhe Alexis Sanchez që startonte para tij.
“Filloi me numrin e fanellës”, tha ai për France Football. “Gjatë pushimeve, ai me dërgoi mesazhe mua nëse do ta ndryshoja atë me numrin 11, duke shpjeguar se kjo do të ishte e mrekullueshme për shkak të legjendës Ryan Giggs. I thashë së kam shumë respekt për Giggs por unë preferoj që ta mbaj numrin 9. Kur u ktheva pas në klub, pashë se emri imë ishte në fanellë me numrin 11, tregimi nuk shkoi mirë”.
“Ai nuk kishte respekt për mua, thënë të drejtën. Ai bisedonte për mua me media, fraza të vogla, pak si ato që kishte bërë për Karim Benzeman në Real Madrid. Në sezonin 2017/18, isha golashënuesi më i mirë i skuadrës në pjesën e parë të sezonit, ai solli Alexis Sanchez dhe pastaj unë nuk luajta shumë. Ishte sezoni i Botërorit po ashtu, me kushtoj shumë në fund për shkak se Franca e fitoi atë. Unë është dashur të jem aty”.
Martialit ju deshën kohë që të ishte startues në formacionin e United pas largimit të Mourinhos. Sezoni më i mirë i tij në Old Trafford ishte ai i vitit 2019/20, kur ai startoi në 31 ndeshje në Premier Ligë, shënoi 17 gola dhe kishte shënuar edhe katër herë në Europa Ligë.
Djajtë e Kuq do të luajnë ndeshjen e radhës në Europa Ligë kundër Sheriffit javën e ardhshme.