Lojtari i Manchester United, Luke Shaw ka disa probleme.
Ai po përballet me shumë telashe, faji i veturës së tij luksoze.
Shaë i cili posedon një ‘Range Rover’ që kushton afër 125 mijë funte, ka pranuar dy dënime për thyerjen e rregullave të komunikacionit.
Mbrojtësi i majtë i United është dënuar me 60 funte pasi kishte parkuar veturën e tij mbi dy vijat e verdha , gjë që bie në kundërshtim me ligjin.
Lojtari po bënte pazar me të dashurën e tij, në ‘Tesco’, derisa vetura e tij pozicionohej aty ku nuk duhet.
Anglezi ka pranuar një tiketë dënimin edhe dy javë më parë, për po të njëjtin gabim, duke parkuar vend e pa vend.