Newcastle gjithnjë e më afër ‘rrëmbimit’ të yllit të Milanit, Tonali
Newcastle po bën përparim në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me mesfushorin e Milanit, Sandro Tonali, pas një takimi ballë për ballë mes përfaqësuesve të ndryshëm që u zhvillua të mërkurën pasdite sipas raporteve të ndryshme si në Angli ashtu edhe në Itali.
Sipas James Horncastle dhe David Ornstein nga ‘The Athletic’, Magpies paraqitën një ofertë zyrtare prej 50 milionë euro për mesfushorin 23-vjeçar të ‘Rossonerëve’ të martën, por oferta që atëherë është rritur në një tarifë afër 70 milionë euro pas bisedimeve të së mërkurës.
‘Calciomercato’ gjithashtu raporton të njëjtën tarifë, megjithëse shton se Milani vazhdon të kërkojë një shumë prej 80 milionë eurosh, përcjellë lajmi.net.
Sipas gazetës italiane, Tonalit do t’i ofrohet një rritje e konsiderueshme në paketën e pagave të tij vjetore, e cila aktualisht qëndron në rreth 2.5 milionë euro në sezon, me Newcastle të gatshëm të paguajë 6.5 milionë euro fillestare në vit, e cila mund të rritet në rreth 7.5 euro milionë me bonuse.
‘Calciomercato’ shkruan gjithashtu se lojtari, ka shprehur gatishmërinë për të pranuar propozimin e Newcastle.