Theo i dërgon mesazh PSG-së.
Theo nuk dëshiron të lëvizë nga Milano. Ish mbrojtësi i Realit pëlqehet nga PSG.
Theo Hernandez është i lumtur te shtatë herë kampionët e Evropës, Milan.
Paris Saint Germain është duke e pëlqyer shumë ish-mbrojtësin e Real Madridit, por 22-vjeçari duket se e di çfarë do.
Ai është i përkushtuar te Milani për të përfunduar sa më mirë sezonin aktual, dhe të rinisin edhe më mirë atë 2020/21.
“Jemi të lumtur që jemi rikthyer të luajmë”, tha Hernandez. “Është ajo çka duam të bëjmë”.
“Shpresojmë që ta përfundojmë sezonin mirë dhe të nisim sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Mesazh i qartë nga Theo se e sheh veten pjesë të Milanit edhe vitin e ardhshëm.