Performanca e Suso në ditët e fundit duket se nuk është në të mirën e tij.
Ardhja e Paqueta dhe sidomos Piatek duket se kanë ndryshuar rolin e tij te Milan, pasi që Gattuso ka prnuar se Calhanoglu dhe Suso nuk po arrijnë të japim maksimumin, përcjell ORAinfo.
Në qoftë se për turqin diskurset u janë lënë vetëm çështjeve teknike-taktike, sa i përket spanjollit , problemi duket se diktohet nga një gjendje jo optimale fizike.
Sipas ‘Tuttosport’ ish-ylli i Genoa ka kohë që po lufton me një pubalgji të bezdisshme, e cila ndikon në stërvitjen dhe pastaj performancën në ligë./ORAinfo/