Ylli i Milanit, ia sheh “sherrin” ardhjes së Piatek dhe Paquetas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Milanit, ia sheh “sherrin” ardhjes së Piatek dhe Paquetas

09:18 | 06 Shkurt 2019

Performanca e Suso në ditët e fundit duket se nuk është në të mirën e tij.

Ardhja e Paqueta dhe sidomos Piatek duket se kanë ndryshuar rolin e tij te Milan, pasi që Gattuso ka prnuar se Calhanoglu dhe Suso nuk po arrijnë të japim maksimumin, përcjell ORAinfo.

Në qoftë se për turqin diskurset u janë lënë vetëm çështjeve teknike-taktike, sa i përket spanjollit , problemi duket se diktohet nga një gjendje jo optimale fizike.

Sipas ‘Tuttosport’ ish-ylli i Genoa ka kohë që po lufton me një pubalgji të bezdisshme, e cila ndikon në stërvitjen dhe pastaj performancën në ligë./ORAinfo/

Komento: