Ylli i Milanit infektohet me koronavirus

15:29 | 02 Shtator 2021

Olivier Giroud infektohet me Covid-19.

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe si pasojë është izoluar në shtëpi.

Milani njoftoi se sulmuesi francez, i cili i shënoi dy gola në fitoren kundër Cagliarit, doli pozitiv në testin për Covid-19 të enjten.

Ky lajm është një goditje e rëndë për trajnerin Stefano Pioli, i cili është edhe pa Zlatan Ibrahimovic në këtë kohë.

“AC Milan njofton se Olivier Giroud ka dalë pozitiv në testin për Covid-19”, thuhet në njoftimin e Milanit.

“Vlen të theksohet se Giroud nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit që prej ndeshjes kundër Cagliarit në kampionat”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: