Ylli i Milanit largohet në janar

15:36 | 30 Shtator 2021

Kessie mund të largohet nga Milani në janar.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën, si rezultat ai ka rënie të formës. 24 vjeçari mund të transferohet në Angli ose në Spanjë gjatë muajit janar

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka pësuar rënie të formës pasi mendja e tij është jashtë fushës së blertë.

24 vjeçari duket se dëshiron të largohet nga “San Siro”.

Ish-futbollisti i Atalantës nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me “Rossoneri”.

Për këtë, Kuqezinjtë po mendojnë ta shesin atë në muajin janar.

Kjo pasi lojtari mund të largohej nga Italia si lojtar i lirë gjatë verës tjetër.

Interesim për Kessien kanë shfaqur klubet angleze, por edhe ato spanjolle.

Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshje me Atletico Madridin dhe ia mohoi fitoren ekipit të tij.

Komento: