Ylli i Milanit largohet pas 6 vjet qëndrimi në San Siro

13:35 | 15 Shkurt 2020

Përveç Gigio Donnarumma dhe Zlatan Ibrahimovic, Milan do të takohet edhe me Mino Raiola për Giacomo Bonaventura.

Kontrata e mesfushorit skadon gjatë verës dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Deri më sot, në të vërtetë, e ardhmja e lojtarit të dikurshëm të Atalantas shfaqet larg nga Milano.
Pas gjashtë vjetësh, 141 paraqitjes dhe 29 golave, Xhek duket se është i destinuar të linte Milanellon.

Rruga për rinovimin e kontratës është e gjatë, siç raporton Calciomercato, përcjell ORAinfo.

Pas ndeshjes mes Milanit dhe Juventusit, Raiola ishte i qartë për këtë çështje.
“Një rinovim? Ai nuk luan shumë dhe nuk është i lumt”, ka thënë raiola.
Në formacionin 4-2-3-1, Stefano Pioli ka preferuar të nisë me Ante Rebic në krahun e majtë.

Për këtë arsye, nuk do të kishte kuptim të injorojmë lamtumirën e mundshme të Bonaventuras në fund të sezonit.

Atëherë, ku mund të shkojë mesfushori? Sipas raportit, Fiorentina dhe Roma mbesin të gjalla, ndërsa një lëvizje jashtë Italisë është gjithashtu e mundur. /ORAinfo/

Komento: