Ylli i skuadrës së Milanit me një donacion për luftën kundër Covid-19.
Rafael Leao, i është bashkuar luftës kundër koronavirusit.
Leao, portugezi që aktivizohet me skuadrën e Milan, ka dhuruar 24 mijë maska mbrojtëse, si ndihmë për luftën kundër koronavirusit.
Mjetet janë ndarë për spitalin ‘Garcia de Orta’, me bazë në vendlindjen e Leao, Almada (Lisbonë).
20 vjeçari aktualisht është në Portugali, meqë sezoni i Serie A vazhdon të jetë i suspenduar.
Milan pritet t’iu bëjë ftesat lojtarëve pasi stërvitjet e skuadrave pritet të rifillojnë më 4 maj.