Ylli i MIlanit mesazh Gattusos: Me jep hapësirë

09:10 | 30 Mars 2019

Sulmuesi i Milanit Samu Castillejo foli me mikrofonin e DAZN përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Sampdorias.

“Me Patrik, kam një miqësi të bukur, që nga ardhja ime. Edhe kur nuk flisja ende italisht, ne menjëherë e kuptuam njëri-tjetrin”, tha ai, përcjell ORAinfo.

“Roli im, unë mund të luaj kudo ku Gattuso dëshiron, por unë jam një krah, në Villareal kam bërë shumë mirë në atë pozitë”, shtoi lojtari spanjoll.

Milan sot ndeshet me Samdorian dhe një fitore eventuale e rosonerëve do t’i mbaj ata në vendin e katërt, vend ky që u siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. /ORAinfo/

Komento: