Ylli i Milanit po krahasohet me Shevchenkon dhe Inzaghin

18:54 | 15 March 2019

Ish-ylli i Milanit, Marek Jankulovski ka thënë në një intervistë ekskluzive për Calciomercato se heroi i ri i rossonerit Krzysztof Piatek është një miksi mes Andriy Shevchenko dhe Filippo Inzaghi.

Piatek është bërë një lojtar i preferuar që kur u bashkua me Milanin nga Genoa. Pavarësisht se ka qenë vetëm dy muaj që nga ardhja e tij, Piatek ka shënuar tetë herë për rossonerët përcjell ORAinfo.

Ish-lojtari i Milanit Jankulovski u pyet rreth asaj se kush Piatek i ngjan më shumë Shevçenkos dhe Inzaghit.

“Është shumë e vështirë të bëjmë krahasime, është vetëm në fillim të karrierës së tij. Natyrisht, nuk është normale të arrini në Itali dhe të shënoni të gjitha këto gola.
“Shokët e mi Sheva dhe Pippo ishin të jashtëzakonshëm , vetëm duke u afruar me ta do të thotë të jesh një lojtar i lartë. Brenda zonës, ai ka diçka si Inzaghi, për aftësinë për të gjetur gjithmonë aty ku topi do të bjerë.

“Për koordinimin dhe të gjuajteve, ai gjithashtu kujton Shevchenko, le të themi se ai është një përzierje mes të dyve”, ka thënë legjenda e Milanit./ORAinfo/

Komento: