Parma ka interes për yllin e Milanit, Andrea Contin.
Sky Sport raporotn se Andrea Conti dëshiron të luajë me më shumë dhe është duke e shikuar mundësinë e largimit nga Milan, përcjell ORAinfo.
Raportohet se lojtari u takua me familjen dhe agjentët e tij për të diskutuar për të ardhmën, pasi klubi nga Serie A Parma ka shfaqur interes për të.
Milani do të ishte i gatshëm ta linte lojtarin të largohet, por ende janë duke e shqyrtuar mundësinë e shitjes së tyre.
Mbetet të shihet se cilën fanellë do ta djersitë Conti sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/