Mbrojtësi i Milanit, Leo Duarte, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Është skuadra Rossonere që ka konfirmuar një gjë të tillë përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit,.
Mbrojtësi i lindur në vitin 1996, tani është vendosur në izolim, sipas rekomandimeve të institucioneve.
“Leo Duarte ka dalë pozitiv në koronavirus pasi iu nënshtrua testeve ditën e djeshme, dhe është vendosur në izolim”, thuhet në njoftim.
“Anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi janë testuar negativisht”.