Ylli i Milanti përfundon në Angli

18:28 | 04 Dhjetor 2019

Milan po tenton që në sezonin e dimrit të ndryshojë skuadrën.

Fabio Borini është pranë largimit nga Milani. Sulmuesi kuqezi nuk po gjen shumë hapësira me trajnerin e ri Pioli dhe tashmë disa skuadra nga Premieri League kanë kthyer sytë nga ai.

Siç raporton “Sportmediaset”, Crystal Palace është skuadra që po ndjek me kujdes situatën e tij. Në merkton e janarit, pritet të ketë një ofertë zyrtare për të dhe do të jetë Milani që do të vendos për të ardhmen e tij.

Në të kaluarën, Borini ka luajtur në Premier League me Liverpulin para se të transferohej te Milani. Kjo do të ishte një rikthim për të në kampionatin anglez, por këtë herë më një tjetër fanel.

Komento: