Milik dëshiron t’i bashkohet Juves.
Sulmuesi polak shpreson që Napoli ta ulë çmimin e tij pas interesimit të “Bianconeri” për të
Arkadiusz Milik nuk e ka fshehur dëshirën për t’u transferuar në Juventus.
Mirëpo, paraprakisht sulmuesi polak po shpreson që klubi i tij, Napoli, ta ulë kërkesën ndaj “Bianconeri”.
Portali italian “Calciomercato” raporton se klubi napolitan i do 40 milionë euro për Milikun.
Juve nga ana e saj nuk është e gatshme ta paguajë këtë shifër të lartë për përfaqësuesin polak.
Trajneri Maurizio Sarri është admirues i madh i lojës së sulmuesit shtatlartë, i cili shkëlqeu këtë sezon me Napolin.
Interesim për 26 vjeçarin ka shfaqur edhe Atletico Madridi në Spanjë.