Ylli i Napolit dëshiron transferimin në Barcelonë ose Real Madrid

16:45 | 16 Shkurt 2022

Fabian Ruiz i hapur për t’u transferuar te Barcelona ose Real Madridi

Fabian Ruiz pranon se gjithmonë mendon të kthehet në Spanjë me Barcelonën dhe Real Madridin që thuhet se janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Napolit që nga transferimi i tij nga Real Betisi në vitin 2018.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Ruiz të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi, klube të cilat nuk i refuzon për të ardhmen.

Një transferim te ndonjëra nga këto klube nuk është i pamundur pasi vet lojtari e ka lënë ‘derën e hapur’.

“Është gjithmonë mirë të dëgjosh për interesimin e këtyre klubeve për mua, kjo është e sigurt”, ka thënë fillimisht Ruiz.

“Për momentin, mendoj vetëm për Napolin, jam shumë rehat këtu dhe kemi sfida të mëdha përpara”.

“Ideja për t’u kthyer në Spanjë në të ardhmen është gjithmonë: është shtëpia ime”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Komento: