Ylli i Napolit e refuzon Arsenalin, e dëshiron këtë skuadër

13:03 | 05 Mars 2022

Ruiz refuzon Arsenalin, e dëshiron kalimin te njëra nga këto dy skuadra

Fabian Ruiz thuhet se ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te Arsenali, pasi po pret oferta nga dy klube të tjera.

Gazetari Raffaele Auriemma ka thënë se beson se Ruiz do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, por se lojtari gjithashtu ka refuzuar një ofertë nga Arsenali.

Sipas Auriemmas, mesfushori spanjoll pëlqen kalimin te Real Madridi ose Paris Saint-Germaini, transmeton Gazeta Express.

“Besoj se Fabian Ruiz do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Ka pasur një ofertë nga Arsenali, por e kuptoj që lojtari nuk dëshiron të bashkohet me Topçinjtë. Mesfushori është në pritje të ofertave të tjera, nga PSG ose Real Madrid”, ka deklaruar gazetari italian, duke shtuar se mesfushori i napolitanëve dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini janë në krye të ligave të tyre përkatëse, ndërsa Arsenali po lufton për një top katërshe. Nënshkrimi me madrilienët ose parisienët pothuajse do të garantojë se ai do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se kontrata e 25-vjeçarit me Napolin skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Komento: