Ylli i Napolit po transferohet në Liverpool

12:22 | 06 Dhjetor 2018

Napoli dëshiron t’i vazhdojë kontratën Piotr Zielinskit, por që bisedimet kanë ngecur.

Liverpool është hedhur në sulm për t’i marrë shërbimet e tij, por që skuadra italiane nuk po heq dorë nga ai.

Skuadra angleze është e gatshme që të paguaj 40 milionë euro për shërbimet e tij, mirëpo Napoli kërkon hiq më pak se 70 milionë, përcjell lajmi.

Zielinski ëhstë i gatshëm që të largohet nga Serie A, pasi dëshiron të jetë pjesë e skuadrës së Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman ka kërkuar nga Liverpooli që ta transferoj atë qysh në janar, mirëpo që duhet të arrijë së pari marrëveshje me Napolin.

Komento: