Ylli i njohur me deklaratë të papritur për Milanin

21:56 | 19 June 2020

Lojtari i njohur ka befasuar me deklaratën e tij për skuadrën e Milanit.

Franck Kessie ka folur për aventurën e tij te Milan.

Kessie, mesfushori i Milan, është shprehur shumë i lumtur për kohën që ai ka kaluar deri më tani me ‘Rosoneri’.

Lojtari ka pasur kohë të mirë me Milan, madje shprehet se aty tashmë është shtëpia e tij.

“Unë ndihem si në shtëpi këtu, unë dua të qëndroj këtu. Ne kemi pasur kohë të vështirë me koronavirusin”, ka thënë Kessie.

“Nuk ishte e lehtë për ne që të qëndronim brenda, kështu që tani të gjithë jemi kthyer në lojë”, ka thënë mes tjerash mesfushori.

Kessie kaloi kohën e karantinës në Bregun e Fildishtë, por tashmë ai ndihet sikur shtëpinë ka në Milano.

Komento: