Ylli i PSG-së afër kalimit tek Juventusi

13:54 | 25 Qershor 2019

Duket se Juventusi po bëhet edhe me një lojtar të ri.

Adrien Rabiot pritet ta finalizojë kalimin në Juventus gjatë ditës së sotme, por jo edhe Matthijs de Ligt, i cili megjithatë pritet t’i bashkohet Barcelonës, sipas mediave katalonase.

Sipas uebsajtit të Gianluca Di Marzios, Rabiot do të bëhet lojtar i Juventusit zyrtarisht më 1 korrik, një ditë pasi t’i mbarojë kontrata me Paris Saint-Germainin.

Ai do të bëhet mesfushori i dytë që i bashkohet Juves si lojtar i lirë këtë verë, pas atij uellsian, Aaron Ramsey.

Ndërkohë, Mundo Deportivo në Spanjë raporton se kalimi i qendërmbrojtësit të shumëkërkuar De Ligt në Barcelonë është ende i mundur.

Juve u fut papritmas në garë për mbrojtësin e Ajaxit duke mbajtur bisedime me agjentin e tij, Mino Raiola, për blerjen e mundshme të tij për 70 milionë euro.

Në anën tjetër, Sky Sport Italia raporton se oferta e bardhezinjve për pagë vjetore 7.5 milionë euro plus bonuse, është shumë më e vogël sesa kërkesa e adoleshentit.

Komento: