Ylli i PSG-së i fut në garë Chelsean dhe Arsenalin

00:00 | 11 April 2020

Arsenali dhe Chelsea janë futur në garë për yllin e PSG-së.

Derbi londinez do të vazhdojë edhe jashtë fushave të blerta.

Chelsea është gati të rivalizojë skuadrën e Arsenal në merkaton e verës.

Layvin Kurzaëa, mbrojtësi që luan me PSG, është lojtari që po tërheq vëmendjen e dy skuadrave angleze.

Në radarin e Chelsea është edhe anëtari i Leicester, Ben Chilëell, por ai thuhet të ketë një çmim më të lartë sesa Kurzaëa.

Kurzaëa do të ishte një ‘dhuratë e mirë’ pasi lojtari mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe mund të sigurohet falas.

Arsenal lidhet me mbrojtësin 27 vjeçar tash e disa muaj. Mbetet të shihet nëse Kurzaëa do të zgjedh pjesën e kuqe ose atë të kaltër të Londrës, ose nëse do të ketë një skuadër të re.

Komento: