
Ylli i Real Madrid pozitiv me COVID-19.
Kanë nisur problemet te Real Madrid para ndeshjes ndaj Liverpoolit.
Skuadra spanjolle ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Raphael Varane ka testuar pozitiv në analizat e COVID-19.
Komunikata e plotë:
“Real Madrid njofton se Raphael Varane ka dal pozitiv në testin e COVID-19 në mëngjes”, shkruhet në komunikatë.
Kjo nënkupton që pos Ramos, tani as francezi nuk do jetë në gjendje të përballet me kampionin e Anglisë, duke lënë vetëm Nachon dhe Eder Militaon si qendërmbrojtës.
Pos kësaj, Reali do jetë pa dy qendërmbrojtësit kryesorë edhe në “El Clasicon” këtë të shtunë.