Ylli i Real Madrid rezulton pozitiv me koronavirus

14:57 | 28 July 2020

Sulmuesi i Real Madridit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Real Madridi e ka konfirmuar se Mariano Diaz ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Ai është duke u vetëizoluar në shtëpi, larg skuadrës së Real Madridit, para përballjes me Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Mariano nuk u stërvit me skuadrën e Real Madridit të martën dhe për këtë arsye ai nuk ka pasur asnjë kontakt me lojtarët e tjerë gjatë ditëve të fundit, pasi skuadra nuk pati stërvitje javën e kaluar.

“Pas testeve për Covid-19 që iu bënë lojtarëve të ekipit të parë dje nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, lojtari ynë Mariano doli me rezultat pozitiv”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

“Lojtari është në gjendje shëndetësore të përsosur dhe po e respekton protokollin sanitar për izolim në shtëpi”.

Të gjithë lojtarët e kaluan javën e kaluar me familjen dhe shoqërine e tyre, pasi trajneri Zinedine Zidane vendosi t’ua japë një javë të plotë pushim pasi e fituan titullin e 34-t të La Ligës.

Pas këtij pushimi, e gjitha skuadra u detyrua të bënte testet për Covid-19 para se të mund të rinisnin stërvitjet, mirëpo Mariano doli pozitiv dhe tani ai duhet të vetëizolohot në shtëpi.

Kjo do të thotë që Luka Jovic do të duhet ta marrë rolin e partnerit të Karim Benzemas në sulm për t’i ndihmuar Real Madridit në ndeshjen vendimtare për rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, kundër Manchester Cityt më 7 gusht.

Komento: