Ylli i skuadrës së Real Madridit është afër rikthimit nga lëndimi.
Real Madrid po sheh shenja të mira nga Martin Odegaard.
Mesfushori norvegjez, Martin Odegaard është në rrugë të mirë për t’u rikuperuar sa më parë nga lëndimi.
Lojtari i ka munguar tash e disa xhiro skuadrës së Real Madrid, por ai ka shfaqur shenja të mira, bën të ditur ‘AS’.
Lojtari lëndohej më 16 tetor, duke humbur kështu edhe ‘El Clasicon’.
Rikthimi i Odegaard do të jetë një ndihmë e madhe për trajnerin Zinedine Zidane, i cili do të ketë mundësi më të mira për rotacione në formacion.