Ylli i Real Madridit befason me deklaratën e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Real Madridit befason me deklaratën e fundit

20:06 | 27 Maj 2019

Jesus Vallejo beson se ka një të ardhme në Real Madrid.

Edhe pse ka vuajtur nga shumë lëndime të cilat ia kanë pamundësuar zhvillimin, ylli i Real Madrid beson se do të ketë një të ardhme në skuadër.

Jesus Vallejo planifikon që të luajë tek skuadra ‘Los Blancos’ pasi të rikthehet nga problemet me lëndimet.

Vallejo i është bashkuar skuadrës së Real Madrid nga Real Zaragoza në vitin 2015, kur shihej si një nga talentët më premtues në Spanjë.

Tek skuadra e Zaragozas ai ishte emëruar si kapiten dhe kishte impresionuar me aftësitë e tij teknike dhe mënyrën si i qasej lojës nga vija e fundit.

“Jam i qartë, dua të qëndroj. Unë dua të qëndroj. Jam shumë i lumtur në skuadër dhe ndihem i dashuruar nga tifozët si dhe nga shokët e skuadrës” ka thënë lojtari për ‘Marca’, transmeton lajmi.

“Trajneri gjithashtu më ka dhënë vetëbesim në ndeshjet e fundit. Unë po shoh përpara që në sezonin e ri të jap ndihmën time.”

Ka qenë një sezon i komplikuar, sidomos në fillim, për shkak të lëndimeve. Nuk ishte e lehtë, por më kanë bërë të përmirësoj veten” ishin fjalët e Vallejo.

Vallejo do të paraqitet edhe me skuadrën U-21 të Spanjës në garat evropiane, ku kombëtarja është shortuar në një grup me Italinë, Poloninë dhe Belgjikën.

Komento: