Ishte projektuar titullar nga Ancelotti, por ylli i Real Madridit mbeti në hotel duke vjellur pasi u helmua.
Real Madridi ka fituar ndeshjen e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve, teksa ka mposhtur Sporting Bragën në udhëtim me rezultat të ngushtë 1-2.
Carlo Ancelotti startoi në repartin ofensivë me dyshen braziliane Vinicius Jr dhe Rodrygo, por tjera plane kishte pasur trajneri italiane.
Shefi i shtabit teknik të Los Blancos kishte menduar të startonte me sulmuesin spanjoll Joselu, por ai nuk u pa as në bankën rezervë.
E gjitha kjo erdhi shkaku që Joselu ishte helmuar dhe ka qëndruar në hotel duke mos pasur mundësi të shkonte as në stadium.
Sipas Cope, Joselu kishte një natë të tmerrshme në hotel pasi ishte helmuar dhe ka vjellur vazhdimisht.
Gjithsesi gjendja e spanjollit është më e mirë dhe ai do të marrë trajtim në Madrid pas rikthimit të Realit në kryeqytetin spanjoll.
Rodrygo zëvendësoi Joselun në formacionin titullar dhe arriti të shënonte gol në fitoren e Los Blancos 1-2.