Ylli i Real Madridit me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon

23:02 | 20 Mars 2019

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një ndër lojtarët më të pëlqyer në botë.

Vinicius Junior e ka cilësuar Cristiano Ronaldon një legjendë të Real Madridit.

Sulmuesi brazilian që po kalon sezonin e parë te Real Madrid, gjatë një interviste për Cadena Ser, është pyetur se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo.

“Nuk e di, por mund të them se Cristiano është një legjendë e Realit”, ka deklaruar Vinicius.

“Tifozët e duan shumë, është një lojtar që ka fituar kaq shumë trofe me këtë klub”.

“Tani ai nuk është më këtu, por në këtë ekip ne ende kemi më të mirët”.

Komento: